Sipas të dhënave paraprake dukshëm shihet ulje e numrit të të infektuarve me Kovid-19, ndërsa numër i lartë i vi*ktimave janë regjistruar në valën e katërt të pandemisë në Maqedoninë e Veriut. Këtë fundjavë Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 41 të vdekur si pasojë e virusit dhe 539 të infektuar. Por, kjo nuk është shifra më e lartë e vi*ktimave që janë evidentuar brenda 24 orëve. Para vetëm katër muajve gjatë valës së tretë, për vetëm disa ditë në prill u regjistrua numër i lart i rasteve të vd*ekjes, por edhe numri i të prekurve ishte dyfish më i lartë se sa numri i të infektuarve tani.
Më 2 prill ishin regjistruar 1320 të infektuar dhe 50 të vd*ekur, ndërsa 7 prill 1300 raste dhe 51 të vd*ekur. Ministria e Shëndetësisë sqaron se, në fakt, dje në spitalet e Kovid-19 u regjistruan 24 vd*ekje, ndërsa 17 personat e tjerë kishin vdekur gjatë ditëve të kaluara, por përmes mjekëve amë të dhënat arrijnë më ngadalë në Instituti Shëndetit Publik. “Dje, Instituti i Shëndetit Publik publikoi 41 pacientë të vd*ekur, nga të cilët 24 pacientë vd*iqën në 24 orët e fundit, 17 pacientët e tjerë të vd*ekur, kanë vd*ekur gjatë disa ditëve te fundit në spitalet private dhe në kushte shtëpiake. Për ta, të dhënat shkojnë ekskluzivisht përmes mjekëve amë dhe ISHP i publikon ato menjëherë”, theksojnë nga MSH. Ndërkaq në muajt e stinës së vjeshtës rre*ziku i infektimeve të reja mund të jetë në rritje dh intensitet të lartë në vend, paralajmëron ministri, Venko Filipçe.
“Nuk ka asnjë argument për ata qytetarë të cilët nuk janë vaksinuar, zgjidhja e vetme është arritja e imunizimit kolektiv për të qenë më të mbrojtur. Tash, në stinën e vjeshtës faktorët e rre*zikut për tu infektuar është shumë më lehtë, njerëzit përsëri do të jenë nëpër ambientet e mbyllura prandaj apelojë deri te qytetarët që ta marrin këtë çështje me seriozitet të lartë”, deklaroi Filipçe.
Virusi më së tepërmi mund të shpërndahet tek qytetarët e pavaksinuar, thekson ai. Numri më i madh nga shifrat e përgjithshme të pacientëve të diagnostifikuar, rreth 87 për qind janë të pa vaksinuar, ndërsa prej numrit të atyre të cilët kanë ndërruar jetë si të pa vaksinuar është afër 90 për qind. Këtë të shtune si pasojë e Kovid-19 humbi jetën edhe një vajzë 18 vjeçare që nuk kishte asnjë sëmundje të mëparshme. Për këtë rast tragjik të humbjes së vajzës së re ministria thotë se vajza në Klinikën Infektive është sjellë në gjendje të rëndë me takikardi. Sipas statistikave botërore, Republika e Maqedonisë së Veriut është në vendin e katërt për sa i përket vd*ekshmërisë nga Covid-19 për milion banorë.