Kombëtarja e hendbollit të Maqedonisë për lojtarë deri në moshën 20 vjeçare ka triumfuar në kampionatin EHF, që u mbajt në Shkup.
“Kuq-verdhët” në finale më lehtë nga që është pritur e fituan Bjellorusinë e fuqishme me 29-23 (15-10) dhe me triumfin, si kombëtarja e renditur e para, ka siguruar vend në Kampionatin e ri evropian të vitit 2020, transmeton MIA.
Maqedonia në pjesën e parë ishte më e mirë në terren dhe me meritë printe me +5. Loja e fuqishme në pjesën e dytë solli edhe deri në fitore në disa raste me 7 gola diferencë, ndërsa deri në fund vetëm e mban avantazhin për 29-23.
Më efikas për Maqedoninë ishte Mari Tenkoski me 8 gola, ndërsa Tomisllav Jagurinovski ka arritur 7. Petkovski në portën e Maqedonisë kishte 14 mbrojtje.