Maqedonia do të sigurojë ilaçin “Remdesivir” për pacientët me Covid-19

Përmes Bashkimit Evropian, Republika e Maqedonisë së Veriut do të ketë qasje të shpejtë deri tek ilaçi Remdesivir. Komisioni Evropian ka nënshkruar marrëveshje kornizë me kompaninë farmaceutike “Gilead” për sigurimin e 500 mijë doza “Veklury”, emri i ilaçit “Remdesivir”.

Marrëveshja e përbashkët është nënshkruar me 36 shtete, përfshi këtu vendet e Evropës si, Norvegjia, Islanda, Mbretëria e Bashkuar dhe gjashtë vende aktualisht anëtare ose kandidate për anëtarësim në BE, ku përveq Maqedonisë, mbështetje direkte në lidhje me furnizimin e ilaçit mund të kenë edhe Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, BeH.

“Veklury” është ilaç për trajtimin e pacientëve me Covid-19 të cilët kanë nevojë për mbështetje me oksigjen.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut përmes një studimi klinik nga OBSH-ja tashmë e ka siguruar ilaçin Remdesivir, ndërsa me këtë marrëveshje do të ketë sasi më të mëdha nga ky ilaç.