Maqedonia do të furnizohet me ilaçin kundër Covid-19, Filipçe: Është ulur dukshëm interesimi për vaksinim


Përveç vaksinës në Maqedoninë e Veriut do të ketë edhe ilaç kundër Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informoi se do të furnizojë ilaçin “Molnupiravir” kundër Kovid-19 dhe se në mënyrë proaktive kanë hyrë në kontakt me prodhuesin e këtij ilaçi, kompaninë MSD.

“Ilaçi ‘Mollnupiravir’ është në formë të tabletës dhe mund ta marrin të gjithë pacientët të cilët janë pozitivë në Covid-19. Ilaçi jepet në pesë ditët e para nga diagnostikimi i virusit, ndërsa hulumtimet e deritanishme tregojnë se hospitalizimi me këtë ilaç u zvogëlua për 50 për qind. Ilaçi dhe vaksina kundër Kovid-19 nuk mund të krahasohen. Vaksinat kundër koronavirusit pengojnë formë të rëndë të sëmundjes, komplikime gjatë hospitalizimit ose epilog me vdekje”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë.

Fatkeqësisht është ulur dukshëm interesi i qytetarëve që duan të marrin vaksinën anticovid, ndërsa numri më i madh i të infektuarve janë pikërisht ata që nuk janë të vaksinuar, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Shtoi se në mbledhjen e ardhshme të KSI do të diskutohet për certifikatën të vaksinës me dy doza për hyrje në objektet hotelierike.

“Në mbledhjen në ardhshme të Komisionit për Sëmundje Infektive do të diskutohet kjo masë, pra për domosdoshmërinë e dy dozave të vaksinave. Qëllimi I këtij paralajmërimi para 3 ose 4 javëve kanë qenë që qytetarët të kenë kohë për të marrë dy vaksina. Informuam se kjo masë do të vlejë nga fundi i muajit tetor ose nëntor, kështu që unë pres që kjo temë të diskutohet në seancën e ardhshme të Komisionit dhe të marrin qëndrim epidemiologët mbi këtë temë”.

Në bazë ditorë është ulur numri i qytetarëve që marrin dozën e parë të vaksinës theksoi Filipçe. Nga Ministria e Shëndetësisë shtojnë se Covid-19 shpejtë bën mutacione të virusit, ndërsa efikasitet më të madh japin vetëm vaksinat dhe se qëllimi është arritja e imunitetit kolektiv, që të mbrohemi nga llojet e reja të SarsCoV2.