Maqedonia do të distribuojë gaz në rajon? Fanon: Shteti mund të bëhet qendër rajonale dhe korridor

Lidhje energjetike e Maqedonisë së Veriut me Greqinë për furnizim të vendit dha rajonit me gaz. Vendi ynë po kyçet në procesin e ndërtimit të terminalit për gaz të lëngshëm natyror në afërsi të Aleksandropulosit. Interes nga ana jonë ka, kurse mbështetje për projektin ka ardhur edhe nga SHBA-të.

Kryeministri Zoran Zaev dhe ndihmësi i sekretarit shtetëror të SHBA-ve për Energjetikë Francis Fanon, theksuan se projektet për vendin tonë do të mundësojnë furnizim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm me gaz dhe çmime të pavarura dhe konkurrente.
“Me sekretarin shtetëror biseduam për domethënien e mbështetjes së inter-konektorit për gaz me Greqinë. Me këtë morëm edhe një mundësi tjetër për furnizim me gaz natyror nga Azerbejxhani, kurse njëkohësisht edhe mundësi për lidhje të Elenxhi terminaleve në Greqi dhe rreth Izraelit dhe gjithë Mesdhetarit juglindor. Këto projekte, vendit do t’i sigurojnë furnizim të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm me gaz, pavarësi dhe çmime konkurrente”, u shpreh kryeministri Zaev.

Zaevi dhe Fanoni biseduan edhe për rivendosje në funksion të naftësjellësit Shkup-Selanik, i cili është ndërtuar në vitin 2006.
“Kompania greke Helenik Petroleum ka interes që sërish ta vendosë në funksion kapacitetin e saj dhe ta avancojë si prodhues i derivateve. Në këtë mënyrë do të krijohet një qendër HAP në Shkup dhe prej këtu, përveç tregu vendor, me derivate do të furnizoheshin edhe tregjet e vendeve të rajonit”, tha Zaev.

Fanoni porositi se në këtë projekt edhe implikimet gjeopolitike janë domethënëse, sepse siç theksoi, për momentin rajoni ka vetëm një furnizues efikas të energjisë, që do të thotë se nuk ka treg, por vendet janë të varura. Sipas tij, SHBA-të duan të formojnë një treg në rajon.
“Maqedonia e Veriut është e rëndësishme për sa i përket gjeografisë si qendër rajonale, do të thotë: produkte të rafinuara, import i produkteve të tilla, rrjet shpërndarës, qëndrueshmëri dhe treg. Kjo vlen edhe për gazin. Por, nevojitet vullnet politik që ky vizion të bëhet realitet. Ne duam ta përkrahim këtë dhe të inkurajojmë që investimet amerikane të vijnë në Maqedoninë e Veriut” tha Francis Fanon,
Ndihmës Sekretar Shtetëror i SHBA-ve për Energjetikë.

Kryeministri Zaev theksoi se me këtë do të formohet HAB-qendër dhe prej këtu, përveç tregu vendor, me derivate do të furnizoheshin edhe tregjet e vendeve të rajonit. Lidhja e Maqedonisë së Veriut me Greqinë, me mbështetjen e SHBA-ve dhe BE-së, tha Zaevi, e bën vendin tonë korridor energjetik për vendet e Evropës Juglindore për qasje alternative deri te resurset energjetike