Maqedonia do të blejë automjete ushtarake në vlerë prej 210 milionë dollarë nga SHBA-të

Siç raportojnë mediat, Agjencia Amerikane për Bashkëpunim në Mbrojtje ka dhënë dritë të gjelbër për shitjen e mundshme të automjeteve lu*ftarake “Striker” dhe pajisje shtesë për Ushtrinë e Maqedonisë.
Për këtë qëllim Qeveria do të duhet të ndajë 210 milionë dollarë, ndërsa Agjencia Amerikane për këtë e ka njoftuar edhe Kongresin amerikan i cili duhet të japë përgjigjen përfundimtare.

Maqedonia e Veriut nga administrata amerikane ka kërkuar furnizimin e 54 automjeteve lu*ftarake “Striker”, edhe atë në tre versione M1126 për bartje të ushtarëve, automjetin komando М1130 dhe automjete në të cilën është montuar mi*nahedhësi me versionin M1129.
Për këto automjete është paraparë edhe furnizim të pajisjeve shtesë si automatikë të ka*librit 12.7 mm, hedhës të bo*mbave të gazit M6 dhe pajisje të tjera.