Maqedonia dhe Greqia do ta përforcojnë bashkëpunimin parlamentar


Në kuadër të Konferencës së kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Evropian, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi ka takuar edhe kolegun e tij grek, z. Nikolaos Vucis, kryetar i Parlamentit të Greqisë.

Kurse në një atmosferë joformale dhe miqësore, të dy kryetarët këmbyen mendime rreth fillimit të bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy parlamenteve, si në nivel të kryetarëve, ashtu edhe në nivel të grupeve parlamentare për bashkëpunim.