Maqedonia blen 200 mijë vaksina kineze


Të hënën Ministria e Shëndetësisë do të nënshkruaj marrëveshje me prodhuesin kinez Sinofarm për blerjen e 200 mijë vaksinave për Covid19. Në nivel ditor do të vaksinohen nga 2000 deri në 2500 qytetarë. Personat që do pranojnë vaksinat do të marrin certifikatë dhe do tu figurojë në sistemin elektronik shëndetësor se janë vaksinuar kundër koronës, njofton Ministri Venko Filipçe. Temperatura optimale për vaksinat kineze është nga 2 deri në 8 gradë celsius, e sipas Filipçes janë krijuar kapacitetet dhe sistemi i duhur për transportin dhe distribuimin e të njëjtave.

Të gjitha detajet rreth mënyrës së vaksinimit janë të njohura, por nuk dihet se kur duhet të arrijnë vaksinat e para në vend dhe kur do të nis procesi i imunizimit.

Sapo t’i kemi detajet për ardhjen e vaksinave do t’i ndajmë me opinionin, tani nuk dua të spekuloj, kam disa parashikime por megjithatë njëherë dua që të sigurohemi. Ashtu si do të vijnë vaksinat do të jenë të qasshme për qytetarët tanë. Vaksina e Astra Zenekas sipas njoftimit nga sistemi Covax duhet të arrij në muajin mars. Në aspektin se me cilën vaksinë unë personalisht do të vaksinohem, nuk kam rezerva ndaj asnjërës”, njoftoi Filipçe.

E për tu vaksinuar qytetarët do të mund të caktojnë termin që nga java e ardhshme, nëpërmjet sistemit “Termini im”.