Maqedonia abstenoi në OKB për vendosjen armëpushimit në konfliktin izraelito-palestinez

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara sonte me shumicë votash miratoi një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Rripin e Gazës. Rezoluta u miratua me 120 vota pro, 14 vende, përfshirë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, ishin kundër dhe 45 abstenuan nga votimi.

Nga rajoni ynë, Sllovenia, BeH dhe Mali i Zi votuan pro rezolutës, Kroacia ishte kundër, ndërsa Serbia, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria dhe Greqia abstenuan.

Rezoluta, me propozimin e Jordanisë dhe në emër të shteteve arabe, dënon të gjitha aktet e dhunës kundër civilëve palestinezë dhe izraelitë, si dhe sulmet terroriste dhe pa dallim.

Rezoluta nuk ka karakter detyrues, por ka peshë politike.