Në territorin e Maqedonisë vitin e kaluar janë regjistruar 762 objekte të ndërtuara pa leje.
Enti Shtetëror për Statistika njofton se sipas llojit të objektit 138 kanë qenë objekte banimi, 122 mbindërtime, 78 objekte afariste dhe objekte tjera.
Numri më i madh i objekteve kanë qenë të ndërtuara në prona private.
Ndërsa sipas lokacionit në kryeqytet më shumë objekte pa leje janë ndërtuar në Karposh (39), Butel (37), Qendër (23) dhe Aerodrom (13). Ndërsa në nivel të komunave më shumë objekte të egra janë ndërtuar në Ohër (68), Strumicë (53), Kumanovë (44), Veles (36) dhe Manastir (21).
Kurse në vitin 2016 institucionet kompetente kanë regjistruar 1037 objekte të ndërtuara pa leje./Telegrafi/