Maqedoni, vidhet kufoma e të vdekurit me gjithë krevatin e spitalit


Një rast i pazakonshëm ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Sipas televizionit lokal Vis, në spitalin e Strumicës është vjedhur kufoma e një personi të vdekur të moshës 49 vjeçare.

Ai është dërguar në spital nga vajza dhe dhëndri, mirëpo së shpejti ka ndërruar jetë.

Nuk ka kaluar pak kohë dhe të punësuarit nuk kanë mundur të ju besojnë syve nga ajo që kanë parë- rreth njëzet persona e kanë marrë kufomën me gjithë krevatin e spitalit, e kanë future në furgon dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
MPB ende nuk ka informacion lidhur me rastin(Gazeta LAJM)