Vazhdohet afati për pagesën e ndihmës financiare prej 6.000 denarëve për më shumë se 24.000 qytetarë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 38-të mori vendim për vazhdimin e afatit deri më 31 mars për shfrytëzimin e ndihmës financiare për qytetarët me të hyra të vogla, pensionistët, shfrytëzuesit e sigurisë sociale të personave të moshuar, të rinjtë, prindërit vetushqyes, fëmijët pa prindër dhe kujdes prindëror, artistët dhe personat tjerë të kulturës, punëtorët e filmit artistët e estradës.

Me këtë vazhdim të afatit, rreth 22.000 qytetarë që u takon mbështetja financiare dhe nuk i përditësuan të dhënat e tyre në banka dhe 2.132 qytetarë që u vërtetuan ankesat do të mund ta shfrytëzojnë ndihmën financiare prej 6.000 denarëve.
Kjo ndihmë financiare vjen si masë për shkak të pandemisë së coronavirusit.