“Kanë përfunduar të gjitha procedurat lidhur me aplikacionet për subvencionet në turizëm. ato që janë paguar, do të transferohen javën e ardhshme ose më së voni për dy javë”, tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
“Flas për të gjithë ata që i përmbushin kushtet në pajtim me thirrjen e publikuar në kuadër të paketës së gjashtë të masave”, tha Bekteshi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në ngjarjen me rastin e 27 shtatorit, Ditës botërore të Turizmit
Sipas tij, Ministria do të vazhdojë me masat për mbështetjen e turizmit.
“Prandaj jemi duke kërkuar nga të gjithë aktorët të kontribuojnë me propozimet dhe kërkesat e tyre, të tregojnë se çfarë është më e mirë për ta në periudhën e pas Kovidit”.
Paraprakisht, Vlladimir Gramatikov nga Lidhja e Odave Ekonomike (LOE) e konfirmoi se ka pasur pengesa administrative në ndarjen e subvencioneve.
“Në komunikim me Ministrinë e Ekonomisë tentuan t’i zbulojmë pengesat. Shpresojmë se subvencionet do të paguhen dhe se gjithçka do të jetë në rregull”, theksoi Gramatikov.