Maqedoni, sot 58 raste të reja me koronavirus, po shqyrtohet kthimi i orës policore

Nuk kanë të ndalur rastet me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Pas heqjes së orës policore dhe hapjes së kafeneve e restoranteve, thuajse është dyfishuar numri me të infektuar.

 

 

Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoni është duke mbajtur mbledhje urgjente, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 58 raste të reja me koronavirus.

Nga Komisioni po analizojnë nëse shkak për rritjen e numrit të infektuarve është ndërprerja e masave restriktive.

Nga ky Komision kanë thënë se edhe në 24 orët e fundit numri më i madh i të infektuarve është nga Shkupi. Merret vesh se po shqyrtohet edhe mundësia për kthim të orës policore në kryeqytet, ose në mbarë vendin.

Ndërkohë, edhe gjatë ditës së djeshme ka pasur rritje të numrit të të infektuarëve edhe ate 38, si dhe tre raste të personave që kanë ndërruar jetë. Numri më i madh i rasteve të reja dhe si vatra të shpërthimit të koronavirusit janë lagje të Shkupit.