Organizatat joqeveritare alarmojnë se korrupsioni në Maqedoni vazhdon të jetë shqetësues dhe për këtë ato kërkojnë luftë më të ashpër dhe vullnet më të madh politik për çrrënjosjen e kësaj dukurie. Platforma e organizatave joqeveritare gjithashtu kërkon përfshirje më të madhe të tyre në luftimin e korrupsionit, ndërsa ka adresuar një sërë kritikash për institucionet sidomos për Komisionin Shtetëror për parandalimin e Korrupsionit.
Edhe pse fillimet e këtij institucioni ishin relativisht të suksesshme për fat të keq pas disa viteve ajo u shndërrua në një trup jo funksionues dhe i cili nuk kishte sukses.02:32-45 Kur tani ka ardhur koha me bisedimet me Bashkimin Evropian dhe aty është vënë në dukje lufta kundër korrupsionit përkatësisht mos suksesi i Maqedonisë në këtë luftë.09:46-57 Komisioni Anti korrupsion duhet të fokusohet në korrupsionin e mesëm dhe të lartë dhe të punoj në koordinim Prokurorinë Publike – deklaroi Ana Janevska Deleva- drejtore ekzekutive e Transparency Maqedoni.
Përfaqësuesit e OJQ-ve vlerësojnë se duhet të përforcohen kapacitetet e Komisionit Antikorrupsion, të bëhet zgjedhje transparente e anëtarëve, për të cilët duhet të vendosen edhe masa për ndjekjen e pronës së tyre.
Të zbatohen masa për ndjekjen e gjendjes pronësore të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Komisionin Antikorrupsion. Kuvendi duhet të ketë nivel të lartë të transparencës për informatave financiare. Qeveria duhet të jetë e përgatitur për kritikat nga opinioni dhe mediat – Dona Dimov Markovska- përfaqësuese e platformës.
Platforma e OJQ-ve gjithashtu vuri në dukje edhe nevojat për reforma në Gjyqësor, me qëllim që të ketë më shumë transparencë dhe qasje profesionale, që të mund të marrin epilog të gjitha rastet e ngritura për korrupsion./AlsatM
<iframe width=”620″ height=”349″ src=”https://www.youtube.com/embed/XiTwv9IOgoU” frameborder=”0″ allow=”autoplay; encrypted-media” allowfullscreen></iframe>