MAQEDONI Sindikata e Pavarur e Policisë kërkon përfaqësim në përgatitjen e Ligjit të ri të punës


Sindikata e Pavarur e Policisë nuk ka marrë vendim për përfaqësim, edhe pse ka siguruar pragun e nevojshëm ligjor, deri sa po përgatitet një ligj i ri i punës dhe marrëveshje e reja kolektive, akuzoi në konferencë për shtyp, Goce Delçev Todev, kryetari i kësaj sindikate dhe koordinator i përgjithshëm i të gjitha sindikatave të pavarura në Konfederatën e Sindikatave të Maqedonisë.
Ai i bëri thirrje kryeministrit, Zoran Zaev, që t’i përgjigjet publikisht dhe kërkoi që të “bëjë kujdes në atë që po ndodh në Qeveri”.
“Ministrat nuk mund të bëjnë kush çfarë të dojë. Ka ligj dhe ligji tregon, nëse sindikata kryen një regjistrim prej 20 për qind, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ose ministri ku vepron sindikata është i detyruar të japë një dokument për përfaqësim, ta ftojë sindikatën për të filluar një proces të negociatave kolektive dhe bisedimeve. Kjo për momentin nuk ekziston dhe nuk e kemi”,- deklaroi kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Delçev Todev.
Ai nënvizoi se është siguruar pragu i nevojshëm prej 20 për qind që kërkohet nga Ligji i Punës që një sindikatë të përfaqësohet dhe se punëtorët nuk e meritojnë këtë.
Ministria e Punëve të Brendshme – 2,419, Ministria e Bujqësisë – 350 dhe Ministria e Drejtësisë – 373.
Këta janë anëtarë që dhanë mbështetje dhe paguajnë detyrimet.
Kjo është ajo që ne po kërkonim deri para disa vitesh, e morëm atë. Të gjitha të dhënat janë në anën tonë, tha Todev.