Maqedoni: Si do të bëhet regjistrimi në fakultet? Provim pranues ose notë mestare nga arsimi katërvjeçar?

Anulimi i maturës shtetërore ka ngjallur dilema te maturantët se mbi çfarë baze do të selektohen maturantët gjatë regjistrimit në fakultet?. Në lojë janë dy opsione, gjatë regjistrimit maturantët të selektohen në bazë të notës mesatare që e kanë arritur gjatë katër vjetëve në shkollë të mesme dhe e dyta, të zbatohet provim pranues. Pyetëm disa maturant se si mendojnë se është më mirë për ata.

Maturantja Ana Andreska tha se provimi pranues nuk është diçka e përshtatshme, për shkak se është diçka e re me të cilin përballen dhe nuk e kanë idenë se si do të zbatohet dhe si do të realizohet.

“Ne katër vite jemi përgatitur për, jo vetëm unë, por edhe të tjerët për maturën shtetërore, kurse tash duhet të përgatitem për diçka tërësisht të re. Diçka për të cilën nuk ka materiale dhe diçka që ndoshta nuk do të mund të formohet, realizohet dhe mendohet mirë.// Sipas meje, mbajtja e maturës është opsion shumë më i mirë për momentin. Ajo mund të realizohet duke u futur masa, të ketë më pak nxënës në klasë apo të shtyhen, se sa të kemi provim pranues i cili për ne është një term i tërësisht i ri”, deklaroi Ana Andreska – maturante.

Por mbajtjen e maturës shtetërore nuk e sheh zgjidhje të mirë maturanti Dardan Osmani. Ai vlerëson se matura shtetërore që u shfuqizua s’ka qenë model ideal dhe shton se më mirë është të zbatohet një masë që do të ishte kombinim i notës mesatare dhe provimit pranues.

“Provimi pranues është një ide e mirë, por ka edhe mënyra të tjera të cilat mund t’i përballojmë. Disa shtete e kanë më ndryshe, nëse unë provimin e pranues e kam te lënda e matematikës, të merret nota e matematikës për katër vjet në shkollë të mesme dhe të merret si notë mesatare për provimin e maturës shtetërore dhe në bazë të asaj note, unë të regjistrohem në fakultetin e dëshiruara”, deklaroi Dardan Osmani – maturant.

Megjithatë, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi ka vlerësuar se provim pranues do të ketë në drejtimet ku ka interesim të madh dhe ku dy nxënës do të paraqiten me pika të njëjta të vlerësimit.

“Ne konsiderojmë se provim kualifikues duhet të organizohet në atë program studimor ku ka konkurrencë dhe ka numër të njëjtë të pikëve në më shumë se dy persona. Do të thotë më shumë persona kanë numër të njëjtë të pikëve kurse do të regjistrohen numër i kufizuar i studentëve sipas shembullit të regjistrimit në shkolla të mesme”, tha Arbër Ademi – ministër i Arsimit.

Se cila do të jetë zgjidhja do të vendoset në mënyrë shtesë dhe do të parashihet me Dekret, paralajmëroi ministri Ademi. Megjithatë, provimi pranues në fakultete nuk është diçka e re në vend, pasi ajo është zbatuar edhe më herët nga fakultetet, si Fakulteti i Artit Dramatik dhe Fakulteti i Artiktekturës, por edhe nga shkollat e mesme si “Pançe Karagjozov” dhe “Orce Nikollov”.