Më shumë se 460 mijë gra të arsimuara qëndrojnë në shtëpi dhe nuk kërkojnë punë. Ky informacion është i njohur për autoritetet. Arsyen për këtë problem e gjejnë në faktin se gratë ende i kryejnë aktivitete shtëpiake. Nuk kanë as nxitje për t’u bashkuar në tregun e punës. Problemi është se në Maqedoni nuk ka ekonomi që bazohet në mbrojtje apo shërbim në nivel lokal, njofton Alsat M.
Kjo është për shkak se tradicionalisht konsiderohet se kujdesi për fëmijët, për të rriturit, për të pafuqishmit, mbetet për gratë. Kështu, në një përqindje të madhe, gratë mbeten në kushte shtëpiake, bëjnë punë që nuk paguhen dhe nuk regjistrohen si punëkërkuese aktive- deklaroi Milla Carovska – ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Përkundër këtij numri të të papunësuarave, punëdhënësit edhe më tej janë në kërkim të stafit profesional.