MAQEDONI, RRITET INTENSITETI I KOMUNIKACIONIT, NË BOGORODICË KA PRITJE TË GJATA

Nga LAMM njoftojnë se në kalimin kufitar Bogorodicë është rritur frekuentimi i veturave për dalje nga Maqedonia, koha e pritjes është për rreth 30 minuta, ndërsa në kalimet kufitare tjera nuk ka pritje të gjata për dalje dhe hyrje nga shteti. Gjithashtu njoftojnë se është e ndaluar vozitja e automjeteve me pesha të rënda nëpër rrugët shtetërore të Maqedonisë.

“Nga 1 korrik deri më 30 korrik nëpër rrugët e shtetit në Republikën e Maqedonisë janë të ndaluar lëvizja me automjete të rënda, pesha e së cilave kalon 15 ton, gjatë ditëve të fundjavës dhe gjatë ditëve kur janë temperaturat e larta. Ndalimi është bërë për ditën premte nga ora 17:00 deri më 22:00, të shtunën nga 09:00 deri 18:00 dhe ditën e diel nga 09:00 deri më 22:00”, thonë nga LAMM.