Maqedoni: Rastet e montuara mund të rishqyrtohen


Në konferencën e sotme për reforma në siguri u vendos theksi edhe në zbatimin e konkluzave qeveritare për rastet e montuara politike, përcjell Fakte.

Në kuadër të grupit të punës po dakordohen mënyrat dhe format e veprimit pas kërkesave të dorëzuara për rihapje të lëndëve.

Do të jetë shumë e vështirë që të siguroni të gjitha dokumentat, të siguroni informacionet për procedurat pasiqë qëllimshëm janë penguar proceset gjyqësore.– u shpreh Magdalena Nestorovska, sekretar shtetëror në MPB.

Grupi i punës do të duhet të nisë menjëherë punën. Arsye për përshpejtimin e aktiviteteve për rihapje të lëndëve është se afati i saj i funksionimit është i kufizuar dhe zgjat një vit.” – tha Zv.ministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski.

Avokatë dhe të akuzuar në më shumë raste u interesuan që të ketë rigjykim të lëndëve. Pohojnë se në proceduart e tyre janë shkelur të drejtat e njeriut, ndërkaq rastet janë politiksht të montuara.

Veçmë janë dorëzuar edhe kërkesa për marrjen e informacioneve në MPB. Një pjesë kanë marrë përgjigje thonë nga grupi i punës. Vlerësim i tyre është se ka rreth 25 raste të montuara me më shumë të akuzuar