Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, në konferencë për shtyp tha se në seancën e nesërme të Qeverisë do të vendoset për propozimin e LSDM-së, për ulje të pagave të administratorëve gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.
Mançevski tha se në seancën e nesërme Qeveria do të miratojë disa masa për ndihmë të të punësuarve në sektorin privat dhe atë publik.
“Qeveria shumë shpejt, me siguri në seancën e nesërme do të sjellë disa masa për ndihmë të të punësuarve në sektorin privat dhe atë publik. Njëri nga propozimet është edhe ai i LSDM-së, për të cilin poashtu do të vendosë Qeveria”, tha Mançevski.
Sa i përket lejeve për lëvizje gjatë orës policore, ai tha se për gazetarët ato janë të përhershme