Maqedoni, prindërit i mbyllin fëmijët në veturë në parking, ndërsa ata kanë qenë në një kazino


Policia ka paraqitur kallëzim penal kundër prindërve nga Shtipi të cilët i kanë lënë fëmijët e tyre të mitur të mbyllur në makinë, në një parking. Sipas informatave nga MPB, prindërit janë të moshës 42 dhe 27 vjeç.

Fëmijët u mbyllën në parking për një kohë të gjatë ndërsa prindërit ndodheshin duke luajturnë kazino. Kallëzimi penal i referohet veprës penale të neglizhimit dhe keqtrajtimit të fëmijëve.