Gjatë ditës së djeshme (20/21.06.2020) në territorin e Maqedonisë së Veriut, gjithsej 213 personave u janë dhënë vendime për izolim. 299 persona të tjerë kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.
Policët poashtu kanë kontrollar personat që ndodhen në izolim dhe vetizolim nga ku është vërtetuar se katër persona nuk e kanë respektuar masën e izolimit dhe katër të tjerë nuk kanë respektuar masën e vetizolimit.Nga MPB thonë se policia gjatë ditës së djeshme ka regjistruar 805 shkelje të personave që nuk kanë mbajtur maskës.