Maqedoni, po përgatitet ligj i ri për mbikëqyrje inspektuese

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) po përgatit ligj të ri për mbikëqyrje inspektuese, njofton Portalb.mk.

Qëllimi i propozim-ligjit për mbikëqyrje inspektuese, thonë nga MSIA, është tejkalimi i dobësive dhe koezistencës së ligjit aktual i cili është nga viti 2010 dhe sjellja e konceptit të ri të mbikëqyrjes inspektuese nëpërmjet planifikimit në bazë të vlerësimit të rrezikut, lehtësim dhe siguri më të mëdha juridike për subjektet e mbikëqyrjes (para se gjithash nga sektori privat) me sjelljen e rregullave të unifikuara obligative, të listave për kontroll gjatë mbikëqyrjes së vazhdueshme inspektuese.

“Qëllimi i këtij ligji është që të rregullohen elementet e mbikëqyrjes inspektuese; definohet statusi dhe precizohet roli dhe kompetencat e Këshillit Inspektues; qartë të konstatohen të drejtat dhe obligimet e subjektit të mbikëqyrjes; të bëhet rregullim komplementar i çështjeve statutare për inspektorët, thjeshtësim të procedurës për licencim të inspektorit; sjelljen e konceptit të ri të mbikëqyrjes inspektuese nëpërmjet planifikimit ndaj bazës së vlerësimit të rrezikut, lehtësim dhe siguri më të madhe juridike për subjektet e mbikëqyrjes (para se gjithash nga sektori privat) me sjelljen e rregullave të unifikuara për mbikëqyrje dhe lista të obligueshme për kontroll gjatë mbikëqyrjes së rregullt dhe në fund, tejkalim i jo-koezistencës, dobësive dhe lëshimeve në tekstin aktual”, shtojnë dhe sqarojnë nga Ministria.