Maqedoni, paralajmërohen pasaporta për vaksinim kundër Covid-19

Autoritetet presin që interesi për vaksinim kundër Covid-19 të rritet periudhës në vijim, respektivisht para fillimit të verës, kur tek qytetarët rritet kërkesa për udhëtim, transmeton Alsat. Nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut thonë se BE ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për certifikatat e vaksinimit, por Bashkimi Evropian ka lëshuar rekomandime sipas të cilave autoritetet maqedonase do të përgatisin certifikatat, të cilat do të lëshohen në gjuhën maqedonase dhe angleze.

“Ministria e Shëndetësisë do të lëshojë certifikata për vaksinim me kod QR, në maqedonisht dhe anglisht. Udhëzimet për krijimin e certifikatës janë nga Rrjeti Evropian i Shëndetit në BE (Europe Health Network), ku parashikohen një grup datash të të dhënave të përfshira në Kod, dmth. certifikata – emri dhe mbiemri, data e vaksinës dhe e rivaksinimit, lloji i vaksinës ndërsa certifikata do të ketë një vulë dixhitale nga Ministria e Shëndetësisë. Diku në fillim të qershorit pritet të ketë një zgjidhje të caktuar, shpresojmë që kjo certifikatë të mund të përdoret edhe nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë