Mbrëmë në orën 11:00 në stacioni policor në Prilep personi me iniciale F.I. (31) ka lajmëruar se para 30 ditëve në veb faqen e internetit “mobile.de”, faqe nga Republika e Gjermanisë në të cilën shfaqen reklama të ndryshme, ka vërejtur reklam ku shitej veturë të markës “mercedes benz aktors”, në të cilën ka pasur të dhëna për kontakt të personit R.B. dhe ka vendosur numër telefoni dhe email adresë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me datën 19.04.2018 lajmëruesi ka paguar 9.000 euro dhe të dhënat nga pagesa i ka dërguar nëpërmjet internet poshtë të personit të lajmëruar dhe janë dakorduar që më 26.04.2018 të realizojnë takim në Gjermani. Para dakordimit të marrëveshjes, i lajmëruari ka kërkuar 10% të shumës së shitjes së veturës, me arsyetimin se për veturë ka pasur blerës të interesuar të cilët kanë dhënë shumë më të madhe. Lajmëruesi nuk është rëndë dakord dhe ka kërkuar kthimin e parave të paguara të më hershme.
Me 26.04.2018 lajmëruesi ka dashur të kontaktoj me personin R.B. nga Gjermania, megjithatë adresën të cilën e ka marr nuk ka ekzistuar. Rasti është lajmëruar edhe në policin gjermane. /Telegrafi