Maqedoni: Nxënësit e shkollave të mesme kërkojnë që maturën shtetërore ta kenë vetëm në dy lëndë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk e ka pranuar propozimin që nxënësit e shkollave të mesme maturën shtetërore ta kenë vetëm në dy lëndë, në vend të katër.
Kryetari i Unionit të nxënësve të shkollave të mesme Blendi Hodai, tha se si rrethanë lehtësuese që do ta kenë nxënësit është se do të kenë pyetje më të lehta në maturën shtetërore për materialin që e kanë dëgjuar online.

Ai tha se protestat për momentin nuk janë opsion, pasi duan zgjidhje institucionale të problemit.
Më herët ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, tha se matura shtetërore është e detyrueshme dhe se do të mbahet në afatet e parapara ligjore, nëse situata me pandeminë është sikur tani.