Maqedoni: Një grua humbi jetën pasi u dogj nga zjarri që e kishte ndezur për t’u ngrohur

Një mjek nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen e një gruas nga mbytja me tym, me djegie në trup dhe pa shenja dhune, njoftoi SPB Shtip.

Duke ndezur zjarr për t’u ngrohur, një grua 82-vjeçare nga fshati Kosevicë, Komuna e Makedonska Kamenicës, ka humbur jetën në zjarrin që përfshiu dhomën. Gruaja fatkeqe u gjet e vdekur kur djali i saj hyri në dhomën e mbushur me tym.

SPB Shtip informon për ngjarjen e ndodhur dje, kur u raportua se në shtëpinë e fshatit Kosevicë, Komuna e Makedonska Kamenicës, është gjetur e vdekur V.M. (82) nga i njëjti fshat.