Duke filluar nga nesër, mund të aplikohet për linjën e parë të kredive pa interes mund për të kapërcyer efektet e coronavirusit, tha Ministrja e Financave, Nina Angelovska.
Aplikimet do të kalojnë përmes Bankës së Zhvillimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mënyrë elektronike, duke paraqitur dokumentet e kërkuara në [email protected]
Periudha e ripagimit është deri në 2 vjet me përfshirje 6 mujore grejs, mënyra e ripagimit: tremujore, norma e interesit 0% në vit, ndërsa shuma e kredisë: deri në 30.000 euro, në varësi të madhësisë së firmës:
-Deri në 10 të punësuar deri në 307.500 denarë,
-11 deri 50 punonjës deri në 922.500 denarë.
– 51 deri 250 punonjës deri në 1.845.000 denarë./Telegrafi/