Maqedoni, nga dita e enjte dënime me nga 20 euro për qytetarët që nuk do të mbajnë maska


Qeveria njofton qytetarët se masat për mbrojtje nga coronavirusi vazhdojnë të mbesin në fuqi.

Me këtë nënkuptohet mbajtja e pajisjeve mbrojtëse (maska, shalli) në gojë dhe hundë, në të gjitha objektet publike si institucionet shtetërore, markete, shitore, banka, posta, transport publik, institucione shëndetësore dhe ngjashëm.

Mbajtja e pajisjeve mbrojtëse është e detyrueshme, gjithmonë kur nuk mund të mbahet largësia minimale prej dy metra mes qytetarëve.

Pajisje mbrojtëse nuk mbahet në oborrin e shtëpive, gjatë vozitjes së biçikletës apo duke bërë sport në të hapir (por në këto raste duhet të mbahet largësia prej dy metra. Gjithashtu, maska, përkatësisht pajisje mbrojtëse nuk duhet të mbahen në veturë.

Për mosmbajtje të pajisjeve mbrojtëse, nga 30 prilli janë paraparë dënime prej 20 eurove ndërsa kompanitë janë të obliguara që të sigurojnë maska për punonjësit e tyre.