Maqedoni: Nëse shtrenjtohet rryma elektrike, iniciativa “Boll më” paralajmëron pro*testa

Në 10 ditët e ardhshme qytetarët do ta dinë se a do të paguajnë më shtrenjtë për rrymën elektrike, apo çmimi do të mbetet i njëjtë. Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski ka deklaruar se për 10 ditë duhet të përfundojë analiza e KRrE-së për çmimin e energjisë elektrike, pasi ndërmarrjet energjetike kanë kërkuar rritje të çmimit për pjesën e tyre.
Ai tha se KRrE-ja nuk do ta pranojë atë çfarë është kërkuar nga MEPSO, megjithatë, gjithçka do të kuptohet pas analizës dhe tenderit që do të hapet për ELEM-in dhe EVN-në.

“Në këtë moment, Komisioni Rregullator për Energjetikë i ka analizuar këto kërkesa të cilat janë dorëzuar nga kompanitë dhe prej tani, me përgjegjësi mund të them se ajo çfarë është kërkuar, nuk do të pranohet dhe Komisioni Rregullator për Energjetikë do të bëjë analizë në bazë të së cilës, presim që 10 ditët e ardhshme, të dalë me përllogaritje përfundimtare”, deklaroi Bislimovski.
Krenar Osmani nga iniciativa qytetare “Boll më” nuk beson se do të ketë rritje të çmimit rrymës. Po sipas tij, nëse kjo ndodh, paralajmëron revoltë përmes pro*testave.

“Sinqerisht të them, ne si iniciativë “Boll më” nuk besojmë se këtë vit Qeveria dhe KRRE do ta rrisin çmimin e energjisë elektrike. Thjeshtë bazuar në atë që standardi jetësor I popullatës së thjeshtë ka arritur majat, ndërsa të ardhurat kanë ngelur të njëjtat. Mund të them se mund të krahasohen me ato të vendeve afrikane të cilat janë në luftë civile. Thjeshtë do të shkaktoheshin trazira dhe revolta sociale. Në të kundërtën, në qoftë se do të ketë rritje, pro*testat tona nuk kanë ndaluar gjatë këtyre 11 muajve të fundit, dhe nuk do të ndalojnë deri në realizimin e kërkesave tona”, tha Osmani.

Në fund të muajit të kaluar MEPSO ka kërkuar rritje të çmimit të distrubuimit të rrymës për 140%. Elektrodistrubuimi ka kërkuar rritje të pjesës së tyre për shpërndarje për 1% dhe operatori i tregut të energjisë elektrike ka kërkuar për shpenzimet e tija rritje të çmimit deri në 45%.
Nga ana tjetër, autoritetet kanë premtuar ulje prej 18% në 5% të TVSH-së së energjisë elektrike për amvisëritë dhe kanë siguruar se deri në fund të vitit nuk do të ketë ndryshim të çmimit të energjisë elektrike.