Maqedoni, në izolim shtëpiak janë 40 persona, dy të sëmurët me coronavirus janë në gjendje të mirë shëndetsore

Në izolim shtëpiak dhe nën mbikëqyrje shëndetësore në Maqedoni ndodhen rreth 40 persona, për shkak të kontaktit me dy të sëmurët me coronavirus që vinë nga Zhupa, përcjell GazetaExpress.

Të infektuarit të cilët kanë qenë për vizitë te të afërmit e tyre në Itali, tashmë dy ditë ndodhen në Klinikën Infektive në Shkup dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore me formë të lehtë të sëmundjes.