Maqedoni/ Ndalohet transportimi ndërkombëtar i dr*ogës, arr*estohen tre shtetas të Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme është ndaluar një transport ndërkombëtar i mar*ihuanës me rreth 150 kilogramë. Destinacioni, sipas policisë, ka qenë që nga Kosova përmes Maqedonisë së Veriut të përfundojë në Turqi.

“Në orët e pasdites është vërejtur në parking para një objekti hotelerik një automjet i parkuar “Audi A6″ me tabela të Kumanovës, ndërsa në automjet kanë qenë I.D (50) dhe K.K (39) nga Podujeva e Kosovës si dhe B.R (34) nga Kumanova. I.D dhe K.K janë përpjekur të arr*atisen por janë kapur nga ana e policisë dhe që të tre janë privuar nga liria”, thuhet në raportin e policisë.

Gjatë kontrollit janë gjetur gjithsej 92 paketime me mar*ihuanë që janë gjetur në pjesën e pasme të veturës, ndërsa te të arr*estuarit janë gjetur telefona, kartela telefoni nga operatorë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut dhe para.
“Ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim penal dhe po ashtu edhe një person kërkohet për shkak se ai është dashur ta merr dr*ogën në Shtip dhe ta transportojë në Turqi”, thuhet në komunikatën e policisë.