Maqedoni: MPPS kërkon që punëdhënësit t’i respektojnë masat për mbrojtjen e qytetarëve nga vala e të nxehtit


Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në Maqedoni u bën thirrje punëdhënësve, kujdestarëve dhe edukatorëve në kopshte, punonjësve të Qendrave për Punë Sociale, Kryqit të Kuq që të ndjekin rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, të mbrojnë shëndetin dhe të parandalojnë pasojat e valëve të të nxehtit.
Nga MPPS informojnë se i gjithë territori i vendit do të preket nga temperaturat nga faza portokalltë gjatë ditëve në vijim. MPPS gjithashtu rikujton masat e përgjithshme që duhen ndjekur:

lirimi nga përgjegjësitë e punës grupet më të ce*nueshme të popullsisë, siç janë gratë shtatzëna dhe njerëzit mbi moshën 60 vjeç; në institucionet për kujdesin e fëmijëve (kopshtet) të mos ketë aktivitet fizik dhe të mos i nxjerrin fëmijët jashtë në periudhën nga 11 e mëngjesit deri në 5 pasdite; njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështjet Sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit duhet të kenë qasje më aktive dhe të ofrojnë ndihmë për të moshuarit e vetmuar dhe të pastrehët.

“Duke pasur parasysh faktin se prodhimet e caktuara të rrezikshme dhe proceset teknologjike mund të përbëjnë një rre*zik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, punëdhënësve u kujtohet detyrimi për të qenë në përputhje me rregulloret ligjore në këtë fushë”, thonë nga MPPS.