Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se sot është kryer pagesa e mjeteve financiare për subvencionim të racionit ushqimor për 27.046 studentë. Sipas MASH, 17.484 studentë kanë realizuar të drejtën për subvencionim gjatë afatit të parë nga konkursi i publikuar për këtë qëllim, ndërsa kanë marrë mjetet financiare për muajin nëntor. 9.562 studentë e realizuan këtë të drejtë në afatin e dytë të konkursi, ndërsa janë paguar mjetet financiare për muajt tetor dhe nëntor.
Nga MASH njoftojnë se çdo muaj, nga data 20 deri me datën 30-31, studentët do të kenë mundësinë që të aplikojnë për shfrytëzimin e kësaj mase, studentë këta që për çfarëdo arsye paraprakisht nuk kanë aplikuar ose nuk kanë plotësuar kushtet.
Aplikimi për racion të subvencionuar të studentëve është i digjitalizuar, përkatësisht zbatohet ekskluzivisht në mënyrë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/ dhe shumë thjesht, duke i bashkangjitur vetëm dy dokumente – aplikacionin dhe deklaratën për saktësinë e të dhënave dhe janë deklaruar të dhënat e llogarisë personale të transaksionit.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se 657 studentë kanë paraqitur llogari transaksioni të pasakta dhe duhet të paraqesin të dhëna të sakta për të kryer pagesën, ndërsa 356 aplikime nga afati i dytë i thirrjes do të shqyrtohen përmes institucioneve të arsimit të lartë për statusin e rregullt të studentit, me çka për vendimin e marrë do të njoftohen përmes portalit të shërbimeve elektronike.
Ndryshe, me këtë masë, Qeveria do të ndajë 2.400 denarë për nëntë muaj për çdo student të rregullt. Sipas MASH, për këtë program mund të aplikojnë të gjithë studentët, shtetas të Maqedonases së Veriut, që vijojnë studimet e rregullta në universitetet private dhe shtetërore në vend.