Maqedoni: Kon*fiskohen 280 kilogramë duhan dhe rreth 60 mijë kuti cigaresh

Drejtoria Doganore informon se ka zbatuar dy ak*sione të ndara, në të cilat ka parandaluar shitjen jo*ligjore të duhanit dhe cigareve.
Nga Drejtoria Doganore thonë se ak*sioni i parë është realizuar në dy lokacione në Shkup, me çka përkohësisht janë sekuestruar 280 kilogramë duhan i pr*erë.

Nga Drejtoria e Doganave thonë se me këtë është shmangur pagesa e ak*cizës në vlerë prej rreth 500 mijë denarëve. Gjithashtu thonë se ndaj personit përgjegjës do të dorëzohet kallëzim adekuat.
Në hetim paralel të pavarur në pikën kufitare Tabanoc, pas kontrollit të detajuar të një automjeti mallrash, inspektorët doganorë nga Departamenti për punë operative, përkohësisht sekuestruan 1200 pako (59996 kuti) cigare të “Marble filter de luxe”.

Mallrat, me vlerë totale me faturë prej 6,155,280.00 denarë, janë ko*nfiskuar për shkak të dyshimit të arsyeshëm për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.
“Rëndësia e problemit dhe shkalla e dë*mit të shkaktuar nga tregtia i*legale e duhanit dhe produkteve të duhanit, kërkon nga ne përpjekje të vazhdueshme për të parandaluar tregtinë i*legale të mallrave të ak*cizës”, thonë nga Drejtoria Doganore.