Marijan Jankulovski, ish inspektor në policinë sekrete maqedonase, duke deshmuar sot në gjykate, ka rrëfyer edhe për rastin kur është detyrojë djalin e tij, transmeton Gazeta Lajm.
I pyetur nga prokurorja Lençe Nikollovska nëse ndonjëheherë ka qenë i sjellur në pozitë të përgjojë ndonjë të afërm, Jankullovski tha: “Më ka ndodhur një herë. Pranova liste me dhjetëra numra nga Nadica Nikoliq dhe duke i vendosur numrat për përgiim erdha te numri i djalit tim. Kur e pyeta Nadicën se pse edhe numri i tij është aty, ajo më tha se të gjithë që janë në liste kanë konkuruar për punë dhe Goran Grujevski ka thënë se duhet të përgjohen”