Maqedoni: Hiqet kufizimi i numrit të mysafirëve në një tavolinë në objektet hotelerike

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 113, mes tjerash në pajtim me gjendjen epidemiologjike, ka miratuar dhe ndryshuar protokollet për punën e objekteve hotelerike.

Me këto ndryshime, hiqet kufizimi i numrit të mysafirëve në një tavolinë në kafene, restorante dhe restorantet e hoteleve, si në ambientet e jashtme po ashtu edhe në ato të mbyllura, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë vendim, në ambientet e jashtme lejohet mbushja e kapaciteteve në tavolina, ndërsa në ambientet e mbyllura mund të shfrytëzohet vetëm 50 përqind e kapacitetit të objekteve.
Nga Qeveria thonë se për organizimin e dasmave, festave mbeten në fuqi masat dhe protokollet aktuale.