Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) njofton se ka pasur kontroll të jashtëzakonshëm te operatori për ushqim “Atlantik trade DOO” në Shkup i cili importon prodhime nga kompania “Ferrero”.
Sipas AUV, kontrolli është nisur në bazë të një denoncimi për shkak të skadimit të afatit të disa produkteve.
“Pasdite AUV mori njoftim edhe nga Sistemi për paralajmërim të shpejtë për ushqim dhe ushqim të kafshëve të Bashkimit Evropian nga ku alarmohet se në treg në Maqedoninë e Veriut është plasuar prodhim çokollatë i dyshuar”, thuhet në njoftimin e AUV.
Ata shtojnë se në bazë të kontrollit inspektorial, kompanisë i është dhënë vendim ku ndalohet tregtia e prodhimeve Kinder me shifrën L006LtB-NR, L330RtB-MJ, L2923RtDKX, L328RtD-M,L336RZD-MU, L302RO3, L321RO3. Po ashtu është marrë vendim që këto produkte të nxjerren nga tregu.