Maqedoni, gruaja tenton ta mbysë burrin me helm në kafe

Një grua nga Strumica(39) ka tentuar ta helmoj bashkëshortin e saj. Ajo i ka bërë një kafe dhe në të ka hedhur helm.

Ajo u paraburgos për faktin se prokuroria e akuzoi për tentim vrasje, njofton agjencia e lajmeve INA.

“E dyshuara 39 vjecare, më 7 qershor në fshatin Ilovica ka tentuar ti marrë jetën bashkëshortit të saj. Kur ai ka kërkuar një kafe, ajo në filxhanin ka hedhur helm “monosan herbi”, e ka përzier dhe ia ka dhënë për ta pirë. Burri e ka pirë kafe dhe ka dalë në oborr, ku ka rënë në tokë pa vetëdije”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike. (INA)