Maqedoni- Greqi, kush për çka përgatitet


Qeveria e Maqedonisë përgatitet për referendum për marrëveshjen e emrit, ndërsa Qeveria greke dëshiron shumicë sa më të madhe parlamentare pasi partneri i koalicionit në Qeveri dhe ministër i Mbrojtjes Panos Kamenos në konferencë të jashtëzakonshme për shtyp tha se për Marrëveshjen e Prespës duhet të vendos populli në referendum ose të ketë zgjedhje, përderisa nuk votohet me shumicë të rritur prej 180 deputetëve.

Kryeministri Zoran Zaev dje deklaroi se nuk dihet pyetja e referendumit, por potencoi se në pyetjen do të përfshihen marrëveshja me Greqinë, me BE-në si dhe me NATO-n.

“Me faktorët politikë dhe sektorin civil do të konfirmojmë nëse referendumi do të jetë konsultativ apo obligues, por në çdo rast rezultati do të jetë i obligueshëm. Kjo do të thotë se nëse referendumi kalon do të duhet ta respektojmë vullnetin e qytetarëve, të votojmë në Parlament dhe të punojmë, posaçërisht në reformat dhe në proceset të cilat vijojnë”, tha Zaev.

Me siguri, siç shtoi, do të mbeten afatet, fundi i shtatorit dhe fillimi i tetorit për referendum dhe në të do të ndihmojnë Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe ekspertë në Parlament.

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtje Radmilla Shekerinska dje porositi se fokusi i Qeverisë për momentin është kahëzuar drejt Samitit të NATO-s, të caktuar për më 11 dhe 12 korrik në Bruksel, ndërsa pasi që Maqedonia ta marrë ftesën e shumëpritur, energjia do të kahëzohet drejt referendumit për marrëveshjen me Greqinë.

“Me të vërtetë fokusi ynë është të bëjmë gjithçka që në vitin 2018 ta marrim atë që e lëshuam në vitin 2008. Ndërkohë bisedojmë, konsultohemi me juristë, konsultohemi me ekspertë dhe presim që pas Samitit të NATO-s për këtë temë të sillet vendimi aty ku duhet, e ai është në Kuvendin e RM-së”, tha ajo.

Kabineti i Aleksis Cipras në raport të Marëveshjes publikoi se Qeveria e Greqisë do të qëndrojë në atë që e parashikon Marrëveshja, ndërsa dëshirë është të ekzistojë shumicë më e madhe e mundshme parlamentare.

“Dëshirë e Qeverisë është Marrëveshja për zgjidhje të problemit që me vite e vështirësonte politikën tonë të jashtme të ketë shumicë më të madhe të mundshme në Parlament. Sapo pala tjetër t’i përmbushë obligimet që dalin nga Marrëveshja, Qeveria do të marrë vendime që kanë të bëjnë në mënyrë kolektive me procesin e ratifikimit, gjithmonë duke i respektuar obligimet ndërkombëtare dhe Kushtetutën e vendit”, komentojnë nga Kabineti i kryeministrit grek.

Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, nga Kabineti i Ciprasit përkujtojnë se pala greke dha pëlqim për fillim të negociatave për vendin tonë, të cilat do të rezultojnë me protokollin për integrim, “vetëm derisa me sukses të përfundojnë reformat kushtetuese dhe referendumi”, diçka që më herët do të përfundojë në fund të vitit.

Kumtesa – koment i Kabinetit të kryeministrit të Greqisë vijoi prejse lideri i Grekëve të Pavarur, partner i koalicionit në Qeveri dhe ministër i Mbrojtjes Panos Kamenos mbajti pres konferencë të jashtëzakonshme dhe në të cilën tha se për Marrëveshjen e Prespës duhet të vendosë populli në referendum ose zgjedhje, derisa nuk votohet me shumicë të rritur prej 180 deputetëve.

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Koxias dje në intervistë për radion greke “Sto kakino” tha se për Marrëveshjen ekziston shumicë deputetësh në Kuvendin e Greqisë.

Marrëveshja është shumë e mirë, nuk prek sovranitetin kombëtar që të vendosen si parakusht 180 votues në Kuvend. Kamenos i di këto punë dhe bën përzgjedhje politike”, tha shefi i diplomacisë greke në intervistë.