Maqedoni, gradualisht kthehen në funksion një pjesë e klinikave


“Rritja e numrit të pacientë të diagnostifikuar dhe të hospitalizuar me coronavirus e ka shtyrë kthimin e filluar në normale të punës së institucioneve publike shëndetësore, por anulohen vetëm intervenimet kronike. Asnjë intervenim i cili mund ta rrezikojë shëndetin ose ta komplikojë gjendjen shëndetësore nuk anulohet”.

Këtë e deklaroi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili shtoi se në mënyrë graduale po fillon puna e disa klinikave dhe institucioneve publike shëndetësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Saktë është se ne filluam me përgatitje për kthimin në normale të punës së institucioneve publike, por atëherë filluan numri i madh i pacientëve së pari të diagnostifikohen dhe më pas të hospitalizohen në spitale, që ishte arsye që atë fillim ta anulojmë”.

“Jemi në komunikim intensiv dhe të çdo ditshëm me drejtorët e të gjitha spitaleve ku pranohen pacientë me Covid, drejtorët tregojnë në atë se anulohen vetëm intervenimet kronike. Do të thotë se asnjë intervenim i cili mund ta rrezikojë shëndetin ose ta komplikojë gjendjen shëndetësore nuk anulohet, ndërsa pas konsultimit dhe vendimit të kolegjiumit profesional të klinikës ose të spitalit”, ka thënë Filipçe në pyetje të gazetarëve deri kur do të shtyhen intervenimet e caktuara tek pacientët pas krizës së Covid-19.