Maqedoni, gjatë ditëve në vijim plan për çerdhet

Për punën e kopshteve kemi biseduar me Komisionin për sëmundje infektuese dhe për këtë akoma vazhdojnë konsultimet brenda grupit të tyre të ekspertëve, do t’i kontaktojmë edhe vetë kopshtet, me qëllim që të hartohet një protokoll i veçantë, theksoi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencë për shtyp.

Ne jemi të vetëdijshëm, theksoi Ministri, se është me të vërtetë e vështirë dhe një sfidë e madhe, sepse fëmijët normalisht se janë në rrezik praktikisht të jenë transmetues i sëmundjes, është shumë e vështirë që disa rregulla të mund të ruhen atje.

“Ne duam të sjellim një plan që me të vërtetë mund të zbatohet, veçanërisht pasi kopshtet duhet të jenë funksionale kur të gjithë të kthehen në punë. Në ditët në vijim, kur plani të jetë gati, do të japim më shumë informacione se kur dhe si do të fillojnë me punë kopshtet”, shtoi Filipçe.