Drejtori i drejtorisë se Librave Amë Emir Sulejmani njofton se, foshnjat e porsalindura do të regjistrohen në mënyrë elektronike


Sot u promovua shërbimi i ri elektronik “regjistrimi i foshnjës së porsalindur në mënyrë elektronike”. Përmes platformës e-shërbimi, prindërit e fëmijëve të porsalindur do të kenë mundësi që të gjitha procedurat për nxjerrjen e certifikatës së lindjes ta bëjnë në mënyrë elektronike. Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Librave Amë, Emir Sulejmani, tha se ky projekt ka për qëllim lehtësimin e procedurave burokratike.

“Bëhet fjalë për e-shërbimin për regjistrimin e fëmijëve të porsalindur që në esencë do të lehtësojë maksimalisht këtë procedurë, ku prindërit nuk do të kenë nevojë të paraqiten në zyrat e drejtorisë sonë”, tha Emir Sulejmani.

Ku më tej shtoj se me këtë do ndikojmë dukshëm në lehtësimin e kësaj procedure ku prindërit regjistrimin do mundë ta kryejnë online nëpërmjet këtij webaplikacioni dhe nuk do të kenë nevoj të paraqiten në hapsirat e Drejtorisë për udhëheqjen me librat e amzës.