Maqedoni: Është përgatitur ligj për kompensim monetar për punëtorët e falimentuar pa 15 vjet stazh

Kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen në lidhje me punëtorët e falimentimit të cilëve u mungojnë disa muaj për ta përmbushur kushtin për 15 vjet stazh pune për të marrë kompensim monetar, tha se për ato persona tashmë ka ligj të përgatitur, për të cilin, siç tha, beson se Kuvendi do ta miratojë.
Sipas Zaevit, zgjidhja ligjore përfshin rreth 1100 persona.

“Bëhet fjalë për 140,000 denarë. Shteti tashmë po ndihmon me një miliard e 500 mijë denarë. Ne duhet të flasim me Ministrin e Financave dhe t’i shohim të gjitha parametrat, për t’i bërë matematikat. Por ne do të bëjmë gjithçka që këta njerëz ta marrin kompensim monetar”, theksoi Zaev.
Ai kujtoi se si qeveri ata morën përsipër t’i plotësonin nevojat e rreth 13 mijë njerëzve, që punonin në ndërmarrjet shtetërore, të cilat dështuan, ndërsa njerëzit mbetën pa punë.

“Kjo është arsyeja pse u miratua Ligji për sigurinë materiale të personave të papunë, të cilët për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit, me kusht prej 15 vjetësh, mbetën pa punë. Deri më tani, atë kompensim e marrin rreth 13 mijë qytetarë. Por, ndjenja e pabarazisë në mesin e njerëzve që kanë punuar për 14 vjet dhe 10 muaj ose 14 vjet e shtatë muaj është plotësisht e justifikuar sepse edhe ata, si kolegët e tyre, kanë punuar së bashku të njëjtën punë”, tha Zaev.