Sot është shkarkuar drejtoresha e shkollës në të cilën u bullizua një i mitur

Kryetari i Komunës së Gradsko, Kiro Nackov, ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e shkollës ku një nxënës i mitur është dhunuar nga bashkëmoshatarët e tij. Ai u bëri thirrje të gjitha institucioneve që të punojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe kërkoi të përcaktohet se ku ka ndodhur gabimi, por edhe përgjegjësi për të gjithë ata që nuk kanë reaguar dhe kanë lejuar që bullizmi të kalojë pa u vënë re për dy vite të tëra.

“Pavarësisht se çfarë dhe si dhe a është bërë diçka në lidhje me këtë rast, tani duhet të shihen pasojat dhe pse ndodhi kjo, pra të dalë e gjithë situata jashtë kontrollit”, thotë kryetari në reagimin e tij. Për këtë rast opinioni mësoi pasi babai i viktimës dëshmoi për torturat që vuajti fëmija i tij për dy vjet të tëra.

Ai tha se edhe pse për dhunën është raportuar edhe në MPB-në e Velesit para njëzet ditësh, nga atje nuk ka marrë asnjë informatë nëse procedura është në vazhdim dhe deri ku ka shkuar procedura, derisa para dy ditësh MPB njoftoi se ata kishin marrë një raport të tillë dhe se deklaratë ishte marrë dhe nga fëmija. Babai bëri të ditur gjithashtu se ndoshta do të kërkojë zgjidhje ligjore për rastin.