Maqedoni e Veriut: Nga sot fillon gjendja e krizës energjetike

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut pas disa ditësh debat, dje votoi për vazhdimin e afatit të ekzistimit të gjendjes së krizës në gjithë territorin e vendit për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Në këtë seancë 83 deputet votuan “për”, ndërsa nuk kishte asnjë “kundër” dhe asnjë të përmbajtur. Debati në këtë seancë u shoqërua me akuza të ndërsjella mes pushtetit dhe opozitës. Sipas kësaj të fundit Qeveria e përdor situatën për të negociuar tenderë në katër sy.

“Ju si ministër duhet t’i hulumtoni gjetjet e Entit Shtetëror të Revizionit. Në raport janë dhënë disa shembuj konkret, janë lokuar marrëveshje që janë lidhur me vlerë ku vlera e vlerësuar e buxhetit të SHA EMV nuk është në vlerë që është marrë me ofertën pas procedurës së zbatuar për furnizim publik. Ajo do të thotë se lidhet marrëveshje sipas buxhetit të EMV-së dhe jo oferta më e ulët që është dhënë. Këtë e tregon Enti Shtetëror i Revizionit”, Dajanço Eftimov, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Pushteti hodhi poshtë këto akuza duke thënë se po bëhen përpjekje me të gjitha mënyrat për tu siguruar energji elektrike nga jashtë.

“Flisni për kontakte. Do t’ua përsëris edhe njëherë, publikoni kontaktet, unë personalisht t’i paraqitem Mickoski nëse ka nevojë. Nëse nuk dëshiron t’i publikon në opinion le t’i dorëzojë tek unë, unë do t’i bëj publike, do t’i dorëzojë në EMV nëse më të mirat, më të volitshme dhe të shohim në mënyrë shtesë se prej cilit burim janë, sepse flasim për gjendje krize në nivel global. Ka sanksione të caktuara, ka çështje të caktuara që nuk mund t’i bëj shteti, ne jemi anëtare e NATO-s, kemi filluar negociatat me Bashkimin Evropian”,deklaroi Kreshnik Bekteshi, Minister i Ekonomisë.

Me këtë votimi gjendja e krizës në energjetikë nis më 1 tetor dhe do të zgjas deri në prill të vitit të ardhshëm.