Qeveria e Maqedonisë së Veriut e rishikoi dhe miratoi Informacionin nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale për kryerjen e pagesës së pensioneve për muajin tetor të vitit 2022. Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidore të Maqedonisë së Veriut është i obliguar që të dhënat për pensionet t’ua dorëzojë bankave komerciale jo më vonë se data 28.10.2022, ndërsa bankave komerciale u rekomandohet që pensionistët të mund të disponojnë me pensionet e tetorit përmes rrjetit të ATM-ve dhe në rrjetin tregtar nga 31.10.2022.
Klientët të cilët nuk përdorin kartela bankare, parat e tyre mund t’i marrin nga filalet e bankave, të cilët janë ndarë në katër grupe. Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 31.10.2022 (e hënë)
Për pensionet në shumë prej 11.001 – 14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 01.11.2022 (e martë);
Për pensionet në shumë prej 14.001 – 18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 02.11.2022 (e mërkurë) dhe
Për pensionet mbi 18.001 denarë, pagesa duhet të bëhet më 03.11.2022 (e enjte), njoftojnë nga Qeveria.