Maqedoni: Deri më tani 210 punonjës shëndetësorë janë infektuar me coronavirus

Sipas të dhënave nga Instituti për Shëndet Publik në Maqedoni, numri zyrtar i personave pozitivë për coronavirus ka arritur në 1.231 persona. Gjatë ditës së djeshme, u konfirmuan shtatë raste të reja në Kumanovë-2, Tetovë-3 dhe Koçan-2.

Numri i përgjithshëm i personave të shëruar ka arritur në 224, ndërsa 55 persona kanë humbur jetë në vend.