Maqedoni: Aparatet për votim biometrik dërgohen në vendvotime

Duket se gjithçka shkon sipas planit për votim biometrik më 17 tetor.
Aparatet që do të shërbejnë për të identifikuar votuesit me shenja gishtash, tashmë po dërgohen nëpër vendvotime.

Paraprakisht, vendvotimet janë dezinfektuar dhe kjo do të bëhet edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, kjo me qëllim të mbrojtjes së nxënësve të cilët të hënën ndjekin procesin e rregullt mësimor. Fushata zgjedhore është edhe sot, ndërkaq nga mesnata fillon heshtja zgjedhore. Kjo është hera e parë që do të votohet në mënyrë biometrike në Maqedoninë e Veriut.